FOTOT që zbulojnë mashtrimin e Lulzim Bashës

Lulzim Basha dhe mercenarët e tij kishin gati një skenar dhune dje, por që nuk u realizua 100% falë vetë demokratëve. Syri ka denoncuar që në krye të herës se Basha dhe Bardhi kishin përgatitur të digjnin katin e parë të selisë. 

Pasi kjo u shmang, ata kaluan te plani B, duke shkatërruar vetë katin e dytë të selisë në mënyrë që më pas të akuzonin demokratët për vandalizëm. Mirëpo këtu plani i tyre dekonspirohet.

Siç duket në foton që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, gjurmët e dhunës që quan Basha, janë nga brenda zyrës. 

Në dritare duket qartë grila e dëmtuar nga brenda dhe sendet e thyera mbi tryezë janë si të vendosura me dorë.  

Pamja nga dritarja është errësirë, ndërkohë që protesta u zhvillua në mesditë. 

Ndërsa Basha mashtron sikur dhunimi i zyrës është bërë nga protestuesit, nga jashtë ndërtesës. 

"Shikoni cfare ben peng Basha per te akuzuar demokratet se i kane dhunuar nga jashte zyren. Gjithçka eshte bere nga brenda zyres!! Turp! sb", shkruan Berisha.