Basha, akuza ‘oligarkëve’, por u merr miliona, pagesat shkojnë për kompanitë e kunatit

Nga SYRI TV

I shkarkuar nga rreth 44 mijë demokratë, Lulzim Basha sot i devijoi pyetjeve të gazetarëve se përse nuk iu drejtua anëtarësisë me votëbesim. E si zgjidhje për të dal nga kjo situatë Basha zgjodhi që të sulmoi mediat e rivalët si të lidhur me krimin dhe oligarkët.

‘Votëbesim? Janë të vendosur që t’u shërbejnë njerëzve. Jam i vendosur në këtë mision. E di që ka njerëz që nuk më duan në krye të PD, nuk më do Rama, Berisha, Meta, Samir Mane. E di edhe pa e thënë ju, edhe ju nuk doni të jeni skllevër të kësaj kaste. Misioni im ky është që edhe shpresat tuaja, të bëhen realitet e të mos jeni më skllevër të dinosaurve e oligarkëve’, tha deputeti Lulzim Basha.

Por teksa Basha deklaron se nuk ka bashkëpunuar me të cilësuarit si oligark, faktet tregojnë krejt të kundërtën.

Në një kohë që ai akuzon se ata sponsorizojnë mediat, krimin dhe rivalët e tij, nga kompanitë e biznesmenëve të përmendur prej Bashës, çdo muaj kalojnë miliona lekë në llogarinë e Erion Isufit, kunati I Lulzim Bashës.

SYRI TV siguron listëpagesat dhe të dhënat e tjera se si miliona lekë transferohen çdo muaj nga kompanitë e të cilësuarve prej Bashës Oligarkë në kompaninë Landmark Comunikattion, në pronësi të Erion Isufit, që jo vetëm është mbështetësi i tij politik dhe familjar, por edhe sponsorizuesi kryesor. 

Këto pagesa kanë vazhduar prej kohësh për llogari të kunatit të Lulzim Bashës, madje edhe kur demokratët ngriheshin në protestë kundër regjimit të Edi Ramës, në llogarinë e familjarëve të Bashës kalonin shuma të majme, që me sa duket mund të kenë qenë edhe arsyeja e shuarjes së revoltës së opozitës në shumë raste.

Por jo vetëm kaq, por edhe selia e kompanisë së Erion Isufit ka qëndruar për 3 vite pa pagesë në një prej ambienteve në pronësi të oligarkëve të përmendur prej Bashës.

E si qershia mbi tortë, në ditët e fundit janë publikuar edhe dokumente që tregojnë se si Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës është i përfshirë në aferën më të madhe të viteve të fundit për ndërtimin e Projektit të Ri në hapësirën e Portit të Durrësit që sipas qeverisë Rama do të ndërtohet nga firma prestigjioze arabe.

Por pas disa sulmeve sporadike pak kohë më parë, duket se edhe Basha mund të ketë marrë pjesën në këtë tortë, nëpërmjet kompanive të kunatit të tij Erion Isufi