Donaldi merr surprizën misterioze në ditëlindjen e Borës, Beatrix reagon e shqetësuar

Sot në 9 janar, në ditëlindjen e Bora Zemanit, Donaldit i kanë shkuar tre parashuta në “Big Brother VIP”.

Në njërën shprehej mbështetja për të, ndërsa në tjetrën ishte data 9 janar.

 

Donaldi është emocionuar shumë dhe gjithë banorët janë habitur nga shfaqja me 3 parashuta.

Por, Beatrix ka mbetur e habitur duke shprehur shqetësim për datën 9 që është shkruar në parashutë.

 

Edhe banorët e tjerë janë çuditur nga reagimi i Beatrixës duke e pyetur nëse ka diçka që nuk shkon.