Mbështetësi i Bashës: Jap dorëheqjen, nga sot nuk jam me Bashën. Dhunues

Momentet e dhunës të mercenarëve të Bashës ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratët ka sjellë edhe dorëheqjen e mbështetësve të tij, të cilët distancohen urgjentisht nga lidershipi aktual i pastisë.

Sekretar i Përgjithshëm i Degës Nr 6 Kombinat Tiranë, Astrit Xake ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga ky post, duke theksuar zhgënjimin e tij nga kjo situatë.

Postimi i plotë i Astrit Xake:

Te nderuar miq,kolege dhe bashkepunetore!

Sot ne date 8 Janar 2022 jam duke pire kafe me dy miqte e mi shume te mire!

Njeri prej tyre quhet Uran Metko me shume kontribute ne PDSH( emrin po ja permend pa lejen e tij) tjetrin per arsye pune nuk mund ta them!

Te nderuar miq duke pare zhvillimet ne mediat e ndryshme ne lidhje me situaten qe po ndodh ne seline e PDSH-se jam shume i tronditur jam shume i zhgenjyer  dhe si pasoje e kesaj situate une Astrit Xake  anetar i PDSH-se qysh ne Janar 1991, ish kryetar i Deges Nr 6 kombinat dhe aktualisht sekretar i deges Nr 6 dhe deri sa te kem fryme do jem anetar i PDSH-se!

Deklaroj me pergjegjsine time te plote dhe personale se jap dorheqjen e pa revokushme  si Sekretar i pergjitheshem i Deges Nr 6 Kombinat Tirane!