Berisha futet brenda selisë së PD, ja çfarë po ndodh brenda saj

Lideri historik i PD, Sali Berisha është futur brenda selisë së PD-së.

Ai shoqërohet nga mbështetësit e tij.

Ndërkohë situata brenda godinës duket mjaft kaotike. Njerëzit e Bashës vazhdojnë të hedhin gaz lotsjellës.

Ndërkohë kaosi vazhdon edhe jashtë, ku njerëzit po tentojnë të ngjiten në godinë me shkallë.