Berisha: Sot bunkeri i Peng Bashës do shndërrohet në shtëpinë e lirisë

Ka ardhur reagimi i parë nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha për protestën e sotme tek Partia Demokratike.

Berisha shkruan se demokratëve dhe demokrateve do t’u kthehet shtëpia e tyre e lirisë.

“Sot demokratet dhe demokratët e Shqipërisë shndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtepinë e tyre të lirisë! Zoti i bekoftë!” shkruan Berisha në postimin e tij.