Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat, ballkoni i banesës në flakë
Një bombol gazi ka shpëthyer në katin e pestë të një banese në lagjen "30 Vjetori" në Berat.
Shpërthimi i bombulëd 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës,që ishte shndërruar në dhomë gatimi.
Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli,i cili ka qënë duke gatuar në momenti që bombula shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.
Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrëfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera.
Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime Hysni Gavellin,që jetonte i vetëm në këtë banesë,pas vdekjen së bashkëshortes së tij.