Bayern Munchen e nis me humbje, Borussia Monchengladbach ‘macja e zezë’

Borussia Monchengladbach e ka mposhtur sërish Bayern Munchen, kësaj radhe në Bundesligë.

Bavarezët u mposhtën 1-2 nga Monchengladbach në ndeshjen e parë të këtij viti, e vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës.

Vendasit hynë në këtë ndeshje me qëllimin kryesor, hakmarrjen për humbjen 5-0 të shkaktuar në ndeshjen e Kupës.

Dhe, Bayerni e nisi mbarë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 18-të përmes sulmuesit Robert Lewandowski.

Megjithatë, pastaj ndeshja mori tatëpjetën për Bayernin.

Mysafirët e përmbysën rezultatin brenda katër minutave.

Fillimisht Neuhaus barazoi rezultatin në minutën e 27-të, kurse katër minuta më vonë Lainer shënoi golin e fitores.

Bayerni më pas tentoi të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk e arriti dot.

Robert Lewandowski ishte shumë pranë golit, por dy herë e goditi shtyllën.

Kështu, Bayerni mbetet i pari me 43 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Monchengladbach me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të me 22 pikë.