VIDEO/ Përplasen disa makina në Unazë të re, radhë kilometrike

Përplasje mes disa makinave në zonën e Unazës së re, pranë Selitës.

Siç shikohet edhe në pamjet e siguruara nga SYRI.net, janë disa makina që janë përplasur në autostradën që zbret nga Sauku për tek mbikalimi i pallatit me shigjeta.

Për shkak të aksidentit, policia ka bllokuar qarkullimin, duke shkaktuar një radhë kilometrike.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.