Ja si mund të bëni më shumë para në 2022-shin sipas horoskopit

Këtë fillim viti astrologjia ka disa këshilla dhe parashikime për financat tauja gjatë vitit 2022.

Dashi

Ju jeni një shenjë që shquheni për guximin dhe kreativitetin tuaj ndaj një ide novative do ju hapë rrugët këtë vit për të bërë para. Kapni shansin që të merrni atë që doni. Lodhja do t’ia vlejë dhe bollëku në të gjitha format e tij do t’ju gjejë mes 11 majit dhe 27 tetorit, kur Jupiteri me fat kalon në shenjën tuaj, duke i bërë këta muaj të duhurit për të bërë para.

Demi

Ju jeni një shenjë e qetë dhe e durueshme por aspak kreative. Këtë vit, fitimi i parave merr një formë krejtësisht të re për ju, ndërsa avanconi njohuritë dhe aftësitë tuaja në teknologji, media sociale dhe tendencat më të fundit. Ju jeni një person i zakonit, por me Uranin në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, ju do të ftoni më shumë para nëse vrisni rutinën tuaj dhe merrni ndihmën e një këshilltari të mirë.

 Binjakët

Ju jeni një shenjë shumë miqësore, e komunikueshme dhe dini shumë mirë si të tërhiqni vëmendje. Me Jupiterin në fushën tuajt të të karrierës midis 1 janarit dhe 10 majit, dhe më pas përsëri nga 28 tetori deri më 20 dhjetor, ju keni mundësinë të filloni biznesin tuaj të ëndrrave ose të arrini një promovim në pozicionin tuaj aktual. E vetmja gjë që duhet të bëni është të qëndroni të fokusuar! Një person që mund t’ju këshillojë drejt rrugës së duhur mund të jetë kushdo dhe mund të dalë nga hiçi.

 Gaforrja

Ju jeni një shenjë shumë e ndieshme dhe e mbyllur, por këtë vit ka ardhur koha të filtoni para. Nëse ndiheni gati për të kaluar në një punë në të cilën mund të merrni më shumë para dhe më shumë përfitime, ky është viti juaj. Një tjetër gjë që mund t’ju sjellë sukses dhe para këtë vit është përqendrimi në komunitet. Mund të jesh i turpshëm por duhet të dalësh nga zona jote e rehatisë dhe të jesh më social.

 Luani

Ju jeni një shenjë luftarake dhe e drejtë. Ambiciet tuaja të forta janë zhbllokuar këtë vit, dhe gjithçka që duhet të bëni është të hiqni dorë nga të pasurit gjithçka nën kontroll. Këtë vit, paratë ju gjejnë kurmë pak e prisni por përmirësoni kreativitetin tuaj dhe përshtatuni pak më shumë më teknologjinë.

Virgjëresha

Ju nuk anoheni kurrë kur është fjala për punën tuaj, dhe në këtë mënyrë keni fituar besimin e eproëve tuaj. Por ky vit ka të bëjë me dallimin midis asaj që është vërtet e dobishme për ju dhe asaj që nuk është. Në fund të marsit duhet të vendosni të merrni një punë të re ose të angazhoheni për një mundësi më fitimprurëse më  emocionuese dhe inovative.

 Peshorja

Ju jeni diplomatë, të sjellshëm dhe të zgjuar, ndaj tani është koha për ndryshim në aspektin financiar. Jeni gati të hyni në një periudhë dyvjeçare që do të sjellë ndryshime dhe rregullime në të ardhurat tuaja dhe të partnerit tuaj. Nëse keni menduar të bëni një lëvizje në karrierë, lidhja Jupiter-Neptun e 12 Prillit është shansi juaj më i mirë për të gjetur një punë tjetër të paguar më mirë dhe pse jo të nisni një biznes me kolegët tuaj.

 Akrepi

Ju jeni një shenjë guximtare dhe pëlqeni gjërat e reja. Në fakt ju duhet të jeni më selektiv në punët që bëni dhe jo ti zgjidhni ato vetëm sepse keni nevojë për ndryshim. Shkoni te projektet që janë origjinale, novatore dhe ju japin lirinë e shprehjes. Sepse në vitin 2022, paraja ju vjen kur e lini ndryshimin dhe fokusoheni për të treguar shkëlqimin tuaj në një fushë ku jeni më të mirët. Mund të shkoni në natyrë dhe të shkruani një roman.

 Shigjetari

Juve ju pëlqen aktiviteti fizik dhe nuk doni të rrini asnjë moment kot. Këtë vit duhet të bëni atë që pëlqeni, pra angazhohuni në fushën e sportit ndërsa mund të gjeni burime të ardhurash në vendet më të papritura. Kushtojini vëmendje shenjave, veçanërisht gjatë verës, kur është momenti i duhur për të përmirësuar aftësitë tuaja të tjera.

 Bricjapi

Ju jeni një shenjë që i llogarisni mirë hapat që hidhni dhe ju pëlqejnë gjërat stabël. Për ju, viti i ardhshëm ka të bëjë me punën më të zgjuar, jo më të vështirë. Dhe pjesë e këtij procesi është të mësoni aftësi të reja, të shtoni talente të reja dhe të mësoni se si t’i përdorni burimet tuaja me mençuri. Këto gjëra mund t’i mësoni edhe duke marrë leksione në një kurs biznesi.

 Ujori

Ju jeni shenja e lirisë dhe gjërat monotone dhe të përditshme ju mbysin. Ka gjasa që këtë vit të shisni gjërat tuaja që ju kanë mërzitur dhe nuk i shikoni dot më. Nga 1 janari deri më 10 maj, dhe më pas përsëri nga 28 tetori deri më 20 dhjetor, shpërblimet e ëmbla janë në horizont.

 Peshqit

Ju jeni shumë kreativ dhe adhuroni gjithçka që është origjnale. Çelësi i suksesit tuaj vjen ndërsa eksploroni bashkimin e krijimtarisë suaj me anën tuaj komunikuese dhe zbuloni se si teknologjia dhe mediat sociale mund t’ju ndihmojnë të promovoni talentet tuaja. Nëse jeni duke kërkuar për një mundësi për të nisur një biznes ose projekt të ri, përdorni muajt midis 11 majit dhe 27 tetorit.