Historia! Nuk e heq fashon nga dora që prej vitit 2019, ja arsyeja pse Benzema ka marr këtë vendim

Në Francë si te Real Madrid, Karim Benzema gjithmonë luan me një fashë në dorën e tij të djathtë.

E gjitha për një thyerje të gishtit në vitin 2019.

Tifozet e Real Madridit tani janë mësuar me të. Por për ata që shikojnë kryesisht ekipin e Francës dhe të cilët edhe sonte shijuan eurogolin e tij me Blues ne fitimin e Nations League ndaj Spanjes, është padyshim një risi dhe kuriozitet.

Në klub, si në përzgjedhje, qendërsulmuesi luan sistematikisht me një fashë rreth dorës së djathtë dhe e ben edhe te kombetarja…

Për të kuptuar pse, kthehemi në 13 janar 2019. Atë ditë, gjatë një ndeshje mes Betis dhe Real Madrid në Sevilla, Benzema theu gishtin e tij të vogël pas një goditjeje me mbrojtësin kundërshtar Marc Bartra. Sulmuesi francez del nga fusha me fytyren e merzitur dhe trishtuar nga dhimbjet…

Pas këtij incidenti dhe ekzaminimeve të para, stafi mjekësor i Real rekomandon një operacion për të riparuar dhe drejtuar gishtin. Problemi: operacioni do të përfshinte tre deri në katër javë mungesë, dhe klubi merengue nuk mund te qendronte me sulmuesin jashte.

Santiago Solari, trajneri i atëhershëm, e bën të qartë se ai ka nevojë për qendërsulmuesin e tij: “Karim ka këtë dëmtim në gisht, siç e dini, por ne mendojmë se nuk është problem për të që të praktikojë aktivitetin si futbollist”.

Si një ushtar i mirë, Karim Benzema refuzon operacionin dhe e përfundon sezonin me një fasho në gishtin e vogël. Por, ai nuk do ta heqë më…

Disa muaj më vonë, lojtari shkon të konsultohet me kirurgët ortopedë për të zgjidhur përfundimisht problemin, por ata shohin që kocka e Benzemës tashmë është konsoliduar dhe ngjitur vete…

Që atëherë, Benzema e ka lidhur gjithmonë dorën për të zvogëluar dhimbjen dhe për të shmangur një goditje të dhunshme gjatë një dueli. Një rutinë disi kufizuese, por që duket se i sjell fat, duke pasur parasysh performancat e tij në sezonet e fundit.

Praktikisht, Benzema thuhet se do ta kryeje operacionin kur te mbylle karrieren. Pas asaj dite kur theu gishtin, golat nuk jane ndalur… Shenje e fatit? Mbase! Telesport