Telefonoi familjen para atentatit/ Çfarë u tha 34-vjeçari Vinçens Piroli

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e 34-vjeçarit Vinçens Piroli në Shkodër.

I riu ka marrë dy plumba afër stomakut. Piroli është qëlluar tek Ura e Bunës nga persona të paidentifikuar.

Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është qëlluar me pistoletë me silenciator.

Pak para atentatit, Piroli kishte telefonuar familjen e tij dhe u ka thënë të kenë kujdes. 

Pasi u qëllua me dy plumba, me makinën e një kushëririt të tij, që i është dhënë në përdorim një prej të njohurve të Pirolit, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës. 

Vinçens Piroli nuk është dërguar në spitalin e Shkodrës për shkak se nuk kishte siguri për jetën.