Balla merr në mbrojtje Bashën: Berisha i ka mbyllur punët me PD-në
Taulant Balla vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë si Lulzim Basha.
Duke folur për televizionin Top Channel, Balla lë të nënkuptohet se Sali Berisha i ka mbyllur punët me PD-në.
“Partneriteti i Shqipërisë me SHBA është shumë herë më i rëndësishëm se interesat personale të një individi, qoftë ky edhe një ish-kryeministër, apo ish-president apo ish-kryetar i Partisë Demokratike,” tha Balla.
Pas takimit të fshehtë me Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn te hoteli i Irfan Hysenbelliut, duket se Balla ka filluar të luajë me rolin e dakordësuar me Bashën, duke deklaruar se Berisha nuk ka më vend në PD.