VIDEO/ 'Patinazh' në akull, dy aksidente njëri pas tjetrit në Bulqizë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.

Si pasojë e shtresës së akullit në rrugë, një makinë “Fuoristradë” dhe një tjetër “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Shpesh herë ky aks rrugor gjatë dimrit është bërë burim aksidentesh të shumta si pasojë e ngricave në rrugë.