Manuela Arcuri 'kryqëzohet' nga ndjekësit, bëri homazhe për bosen e parë femër të Camorras

‘Assunta Maresca, një grua e guximshme, e fortë, e patrembur, veproi me nxitim .. gaboi disa herë: "Pagova për zgjedhjet e mia me lot!" Kështu rrëfen ajo jetën e saj të munduar, të cilën e interpretova në vitin 2013 në një nga trillimet e mia më të suksesshme. Mirupafshim Pupetta RIP’ janë fjalët që Manuela Arcuri i dha lamtumirën boses së parë femër të Camorras, Puppeta Maresca.

Por ky postimi i aktores ka bërë që polemikat të shpërthejnë në rrjet.

“Ky postim është një turp për të gjitha viktimat e Kamorrës së atyre viteve, si nga vendimet e saj, ashtu edhe ata që pafajësisht ranë për sfidën e saj ndaj Cutolo-s ...”, komenton një ndjekës, ndërsa të tjerë e ftojnë aktoren të anulojë postimin. 

Pupetta Maresca vdiq më 29 dhjetor në Castellammare në moshën 86-vjeçare dhe funerali i saj u ndalua nga policia e Napolit.

Po kush ishte Pupetta Maresca?

Maresca ishte protagonistja e historisë së Camorra të viteve '80 dhe nisi sfidën për Raffaele Cutolo.

Në vitin 1955, shtatzënë në muajin e gjashtë, ajo qëlloi për vdekje Antonio Esposito, i cili dyshohet se ishte përgjegjës për vrasjen e të shoqit.

 E arrestuar dhe e dënuar me 13 vite e 4 muaj, ajo solli në burg fëmijën e saj të parë, Pasquale. 

Kur doli nga burgu Puppeta u martua me Umberto Ammaturo , i quajtur ' i çmenduri' dhe ishte një nga kriminelët italianë më të rrezikshëm të të gjitha kohërave me të cilin kishte dhe dy fëmijë.

Por Ammaturo nuk kishte kurrë marrëdhënie të mira me djalin e madh të Pupetta-s. 

Dhe kur i riu u zhduk në vitin 1974 në rrethana misterioze, të gjitha të dhënat treguan për njerkun e tij, megjithëse provat nuk u gjetën kurrë

Pupetta Maresca shfaqi hapur se ishte një rivale e Raffaele Cutolo-s dhe Camorra-s së tij të organizuar. 

Assunta, e quajtur Pupetta, ishte e bija e Alberto Maresca, një kontrabandist i rrezikshëm. 

Kur ishte e re Puppeta kishte fituar edhe një titull Miss-i.

 Në Napoli ajo kishte dy dyqane veshjesh. 

Në vitin 1967 ajo pati një përvojë si aktore filmi duke luajtur rolin e protagonistes në filmin Crime in Posillipo, me regji të Renato Parravicini, frymëzuar nga jeta e saj. 

Asaj i janë kushtuar dhe disa filma të tjerë si "Sfida" nga Francesco Rosi (1958), "Çështja Pupetta Maresca" nga Marisa Malfatti dhe Riçardo Tortora që u transmetua plotësisht vetëm në 1994, "Pupetta - Guxim dhe pasion", nga Luciano Odorisio (2013), një trillim me 4 episode në të cilin Pupetta Maresca u luajt nga Manuela Arcuri.