30 përqind e vrasjeve në Shqipëri ishin kundër grave dhe vajzave

Shqipëria njohu një rritje prej 13 përqind të vrasjeve gjatë vitit 2021.

Por nga këto vrasje, thuajse një e treta ishin kundër grave dhe vajzave, raporton EurActiv.

Dhuna në familje mbetet një problem shumëi madh në Shqipëri, ku të paktën 50 përqind e grave thonë se kanë përjetuar të paktën njëherë në jetën e tyre një formë të dhunës në familje. Mesatarja globale është 30 përqind.

Shumica e këtyre vrasjeve janë kryer nga partneri, ish-partneri apo një anëtar i familjes.

Mesatarisht në Shqipëri është vrarë një grua çdo tre javë gjatë vitit që kaluam. Mijëra të tjera kanë raportuar raste dhune, përndjekje apo sjellje abuzive.