Dj PM shfaqet i përqafuar me vajzën e Sabianit, Keisin

Vajza e Sabianit, Keisi Medini ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve teksa ka pozuar me një ish-banor jo pak të komentuar të Big Brother VIP.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë Pajtimit, i njohur si Dj PM.

Dyshja shihen të përqafuar e të buzëqeshur.

"Buzëqeshjet janë gjurmët më të bukura që lë njeriu në jetë", ka shkruar Keisi krahas fotos.

"Zemër e bardhë je", i ka komentuar Pajtimi. Nuk dihet nëse dyshja njihen më parë, apo janë takuar pas daljes së tij nga 'Big Brother VIP".