Pas daljes nga BBV, Antonela ka dy fjalë për Beatrixën: Më vjen keq...

Antonela Berisha ishte së fundmi në një lidhje telefonike nga Dubai për emisionin “Fan Club”, ku foli për banorët e “Big Brother VIP”. 

Ajo u ndal te këngëtarja Beatrix Ramosaj, për të cilën tha se është vajzë me zemër të bardhë. Antonela shtoi se i vjen keq që Beatrix paragjykohet aq shumë jashtë.

"Realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, u shpreh ish-konkurrentja.