'Ka persona të rrezikshëm'/ Policia operacion 'blic' në disa bar kafe në Elbasan
Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion blic mbrëmjen e kësaj të diele në disa bar kafe.
Mësohet se blutë e Elbasanit kanë patur informacione që disa ambiente si lokale frekuentohen nga persona të rrezikshëm dhe me precedent penal.
Burime për SYRI bënë të ditur se nga ky aksion janë shoqëruar 6 persona.
SYRI sjell pamje nga operacioni policor i zhvilluar në qytetin e Elbasanit.