Kosovarët edhe vitin e kaluar ranë viktimë e rrjeteve sociale: 4 ekspertë analizojnë pasojat

I madh e i vogël në botë, janë bërë përdorues të rrjeteve sociale. Instagrami, Facebooku e Twitteri, pa përjashtuar edhe aplikacionet tjera, po gjejnë aq shumë përdorim, saqë, shumë persona nuk e kanë më aftësinë e kontrollimit të kohës për këtë përdorim, pasi, janë bërë të varur kokë e këmbë nga kjo gjë, sidomos ata që biznesin e kanë të inkuadruar veç në këto rrjete. Syri.net Kosova sjell më poshtë versionet e të mirave dhe të këqijave që kanë rrjetet sociale në jetën tonë.

Nga Erdonit Hoxha, Syri Kosova.

Flemë e zgjohemi me telefon në dorë. E, nuk janë të rralla rastet kur nga gjumi që del gjatë natës, telefonit t’i bëhet një kontroll rutinë, për të parë se kush ka mundur të shkruajë apo të na thërrasë. E gjithë kjo varësi nga aparaturat që janë në shërbim të teknologjisë, ka ndodhur për shkak të përdorimit të madh të tyre, si për qejf, ashtu edhe për punë.

Mirëpo, duke qenë se çdo gjë në botë ka dy anët e medaljes, edhe rrjetet sociale kanë një ndikim te keq te njerëzit, sidomos në aspektin psikik. Këtë gjë, më së miri për Syri.net Kosova e ka shpjeguar profesori dhe psikologu Besnik Peci.  Ai tha se përveç asocializimit që bëjnë rrjetet që thirren në socializëm, ndikim kanë edhe të pasiviteti fizik.

 “Teknologjia është pjesë e pandashme e përditshmërisë e kjo praktikë është duke shkaktuar probleme të ndryshme. Nëse nuk bëhesh pjesë e teknologjisë, njeriu mbet prapa me informacione, mirëpo, në anën tjetër, sipas psikologjisë, po kjo teknologji në shëndetin emocional dhe psikik te njerëzit po ka edhe ndikim negativ.

E para është socializmi artificial që po bëhet përmes rrjeteve sociale, drejtpërdrejt po ka ndikim në socializmin e mirëfilltë, siç duhet të jetë mes shoku-shokut, apo, shoqe-shoqes. Përveç kësaj, ekspozimi i pakontrolluar ndaj aparateve elektroteknike dhe rrjeteve sociale, po manifestohet me mbyllje dhe izolim te të rinjtë dhe adoleshentët. Gjithashtu, përdorimi i rrjeteve sociale po ka ndikim edhe te pasiviteti i njerëzve, pasi, duke i mbipërdorë ato, ata nuk po bëjnë aktivitet fizik” tha Peci.

Edhe forma se si të rinjtë i marrin si shembuj inspirues yjet e Instagramit e jo shokët e lagjes, prindërit, apo mësuesit, sipas psikologut është duke ndikuar në reduktimin e vetëbesimit të këta të rinj dhe duke qenë se është problem të bëhet barazimi i nivelit të jetë si këto yje, atëherë vjen më shpejt të kalimi në dëshpërim.

Përpos ndikimeve nëpsikik, rrjetet sociale dëm të madh mund të shkaktojnë edhe në aspektet tjera, sidomos nëse përmes tyre mund të keqpërdorën të dhënat personale të individëve të ndryshëm. Kjo frikë rritet sidomos pas raportimit të një eksperti të quajtur Miklos Zoltan, i cili pati thënë se të dhënat e përdoruesve të Facebook u shitën në një forum hakerësh. E, sa ekziston një rrezik i tillë, për Syri.net Kosova ka treguar njohësi i kibernetikës, Dardan Gërbeshi. Ai tha se kosovarët duhet të rrinë të qetë sa i përket kësaj pune.

“Kompania deklaroi zyrtarisht së të dhënat nuk janë prekur, por ,kjo nuk garanton se ky fakt është i vërtetë. Kjo pasi, Faceobok e Instagram shpeshherë janë akuzuar lidhur me sigurinë e të dhënave të përdoruesve te saj. Por, kosovarët kësaj here duhet të rrinë të qetë, kjo pasi edhe ekspert të huaj deklaruan se dështimi i madh teknik mund të lidhet me përditësimet nga ruterat” tha Gërbeshi.

Me rrjete sociale për çdo ditë merret edhe Bleranda Musa, e cila madje ka një kompani për menaxhimin e këtyre rrjeteve. Në një prononcim për Syri.net Kosova, Bleranda tregoi eksperiencat e saj, sidomos te pjesa se sa i jep stres puna me këto rrjete.

“Komunikimi është më i lehtë, por  e tëra varet nga mënyra e përdorimit dhe menaxhimit të kohës . Puna nga shtëpia është një ndihmë për shumë njerëz  dhe çdo here ka sfida të ndryshme por të jesh në gjendje të punosh nga distanca, në mënyrë të pavarur dhe sipas orareve të tua, është një avantazh, por njëkohësisht edhe stresuse për shkak se ne duhet çdo ditë të jemi aktiv dhe të informojmë audience për gjëra informative që I sjellin përfitime dhe CD here duhet një kemi një plan dhe strategji efektiv” theksoi ajo.

Ekspertja po ashtu theksoi se ata që kalojnë më shumë kohë në mediat sociale sesa me miqtë e botës reale dhe kalimi i tepërt i kohës duke u angazhuar me mediat sociale ndonjëherë i bën të ndihen më të izoluar, përsëri i shohinavantazhet që mund t’u jep kjo punë, pasi ata munden që të punojnë kudo në botë dhe të udhëtojnë me qëllim të përmasimit të humorit psikik.

Sidoqoftë, ajo dha edhe një këshillë, ku tha se personat që merren me rrjetet sociale, është mirë të bëjnë një pushim,t ë largohen dhe të relaksohen për një periudhë  të shkurt kohore, me qëllim reflektimi dhe të krijojnë ide inovative.

Me rrjetet sociale, një eksperiencë krejt tjetër e ka blogeria Rudina Balaj, e cila rrjetin social Instagram e përdor edhe si formë fitimi, me reklamimet që ajo bën.

Në një prononcim për Syri.net Kosova, Rudina theksoi se përpos faktit që fiton mirë, shpesh i është dashur që të shkëputet nga rrjetet sociale, si pushim nga paragjykimet që i janë bërë, nga bullizmi e nga stresi që i është shkaktuar.

“Çka ka pasur ndikim të mirë për mua është se kam pasur shumë përfitim prej marketingut, si nga ana financiare, po ashtu edhe materiale, fiton famë dhe njerëzit të njëjtën kohë marrin inspirim prej teje, influencohen se çka ti bën, e për atë arsye duhet me pas edhe kujdes se çka promovon ose çfarë  veshje ti e reklamon, se mandej mundet me u keqkuptu.

Kur thom se mundet të keqkuptohet,du me dal te pjesa qënjerëzit e shohin veçnjë  foto, e pastaj edhe munden me paragjykumënyrën e pozës tëfotografisë, veshjes, vendin ku e ke realizuar foton e shumë e shumëgjëra tjera dhe pikërisht kjo është pjesa negative ku shkaktohet stresi, ndjehesh keq me veten kur bullizohesh edhe mendon qëdiçka nuk je tu bo mirë edhe e gjykon edhe veten ku ka pas edhe momente që ndoshta nuk jam marr me Instagram me javë, shkaku komenteve negative.

Gjatë asaj pauze, unë i kam jap hapësire vetës me e ditë veten kush jam, çka jam edhe çka duatë vazhdoj e kjo gjë ka ndikuar më pas që të mos i dëgjoj se çkamund të thonënjerëzit, thjesht me e vazhdu profesionin tim si influencere edhe përderisa më ka pëlqyer  mu ajo gjë që e kam bërë, dhe e kam bërë me plot vetëbesimçdogjë, mundem me thënë që shumica e njerëzve që më ndjekin në Instagram, janë kthyer me komente pozitive” përfundoi blogeria.

Ndonëse është shpresuar që si çdo risi tjetër që ka ndodhur në botë e qëështë ‘shuar’, edhe rrjetet sociale do dalin nga “moda”, në fakt, po këto rrjete veç po shkojnë duke u përdorur, madje, po kalohene dhe si një nga mjetet më të forta, si për komunikim, ashtu edhe për të bërë biznes. Pra, çdo gjë në botë, po bëhet më e varur nga teknologjia!