Greqia tronditet nga krimi mafioz që ditën e parë të 2022-it, 41 vjeçari vritet para gruas dhe fëmijës
Banorët e Moschatos në Greqi janë tronditur pas ekzekutimit mafioz të 41 vjeçarit gjeorgjian para syve të fëmijës dhe gruas së tij, mbrëmjen e së shtunës.
Informacionet e para flasin për larje hesapesh, pa përjashtuar mundësinë që të jetë një ‘Kontratë vdekjeje’ e porositur nga jashtë Greqisë.
Autoritet greke janë venë në kërkim të autorit i cili ishte këmbësor dhe ishte i veshur me të zeza.
Fqinjët e viktimës shprehen se e njihnin familjen pasi shkonin në kishë çdo të diel.
Megjithatë ata e cilësojnë 41 vjeçarin si një njeri të errët dhe që shmangte kontaket sociale me ta.
Si ndodhi vrasja?
Sipas medias greke prothema.gr, 41 vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës me familjen e tij ku është qëlluar drejt tij me armë zjarri, para syve të vajzës së mitur dhe bahskëshortes.
Autori ka qëlluar në drejtim të viktimës pesë herë.
Predhat e gjetura i përkasin armës me kalibër 22mm dhe po sipas media helene bashkëshortja e tij është në gjendje shoku.
Video nga vendi i vrasjes: