Konfirmohet rasti i parë në botë me ‘Florona’, gripi sezonal kombinohet me COVID-19

Izraeli ka konfirmuar rastin e parë në botë të sëmundjes “Florona”, që është infeksion i dyfishtë, Covid dhe grip.

Mediat e huaja shkruajnë se rasti është gjetur tek një grua shtatëzënë, e cila kishte shkuar në një spital për të lindur.

Gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qenë e pavaksinuar.

Izraeli tashmë ka filluar edhe me vaksinën e katërt kundër koronavirusit.