Monaco merr vendimin për trajnerin Niko Kovac

Niko Kovac nuk do të vazhdojë më në krye të Monacos.

Vendimi ende nuk ka marrë formën zyrtare, megjithatë drejtuesit e klubit e kanë ndarë mendjen sa i përket trajnerit kroat.

Kovac mori drejtimin e klubit nga Principata në korrikun e vitit 2020, ndërsa ia doli të rikthente ekipin në nivele të larta me bardhekuqtë që e mbyllën kampionatit sezonin e kaluar në vendin e tretë.

Megjithatë, pjesa e parë e këtij sezoni ka pasur shumë ulje dhe ngritje për Monacon që renditet aktualisht në vendin e gjashtë dhe kjo ka ndikuar te drejtuesit për të marrë masën ekstreme ndaj ish-trajnerit të Bayern Munich.

Ndërkohë, sipas prestigjiozes “L’Equipe”, një nga arsyet e shkarkimit të Kovac ka qenë edhe fakti se trajneri nuk ka mundur të vendosë rregull në dhomat e zhveshjes duke mos pasur mbështetjen e shumë lojtarëve të skuadrës.

Kujtojmë se kroati është trajneri i tretë që shkarkohet në këtë sezon të Ligue 1, pas Claud Puel të Saint-Etienne dhe Laurent Batlles të Troyes.