Vasili: Ç'skandal, ja sa njerëz po e qeverisin 'drejtësinë e re'!

Nga Petrit Vasili.

Sistemi i drejtësisë nuk ka as 500 gjyqtare dhe prokurore, kur duhet te jene se paku dy herë më shumë. Por plotesisht ne te kundert te ketij realiteti trondites ane e mbane vendit, sistemi i drejtesise ka nje armatë te tere mirepaguar nga parat e popullit, qe medemek qeveris një sistem drejtesie, qe eshte realisht ne kolaps te plote. Shifrat skandaloze flasin vete. Ja disa fakte se sa punonjes kane institucionet, qe medemek po qeverisin sistemin e te ashtuquajtures "drejtesi e re":

K.L.Gj ka 125 punonjes.
K.L.P ka 70 punonjes.

Inspektori i Larte i Drejtesisë ka 115 punonjes sikur ky kontrollon gjithe Ballkanin.
Prokuroria e Pergjithshme ka 130 punonjes.
KPK ka 87 punonjes,
K.P.A ka 70 punonjes;
Komisionieri Publik 46 punonjes.
ONM ka 70 punonjes.

Ndermarja e Pastrimit të Polit të Drejtësisë 60 punonjes.
Pa llogaritur SPAK me 90 punonjës dhe
BKH që ka 70 punonjës.

Pra me shume se 800 punonjes. Te gjithe keta, qe duan, rroga, makina, zyra, dieta, telefona, pajisje, sherbime, pastrime, letra, boje, uje , drita, ofiqe. Po për çfarë në fund te fundit? Vetem per te thene që situata po kolapson dhe per te mos bere asgje tjeter, nderkohe qe ngrehina e drejtesise se vertete per qytetarin po gremiset.

Kjo nuk eshte drejtesi reale, e pergjegjshme dhe serioze qe u garanton qytetareve as te drejten kushtetuese minimale per te marre drejtesi. Kjo eshte drejtesia fiktive dhe me regji, qe betonon pandeshkueshmerine per qeverine dhe padrejtesine per qytetaret dosjet e te cileve nuk preken as me dore per vite te tera.