A do të bashkëpunojë me PD për presidentin e ri? Rama: E kam thënë kur opozita kishte kryetar!

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, pas largimit të Ilir Metës, nëse do të bashkëpunojë me opozitën.

Rama e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë duke thënë se nuk e di se cili është kryetar i PD-së në këto momente për ta diskutuar zgjedhjen e kreut të shtetit. 

'Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar.

Sot, natyrisht në parim po, po do të shohim se më kë mund të flasim.

Për momentin nuk kemi me kë flasim', tha Rama.