Dortmundi vendos ultimatum për Erling Haland

Borusia e Dortmundit i ka dhënë një ultimatum yllit të ekipit, Erling Haland.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, klubi i Bundesligës i ka dhënë një ultimatum norvegjezit që të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit shkurt.

Verdhezinjtë janë duke bërë gjithashtu një sforco të madhe ekonomike për të bindur bomberin që të qëndrojë së paku edhe për disa vite me atë fanellë.

Ideja për të bindur 21-vjeçarin është se Dortmundi do të dyfishojë pagën e tij deri në 16 milionë euro në sezon dhe në bashkëpunim me sponsorin “Puma” që do të ofrojë 8 milionë euro pritet që norvegjezi në total të përfitojë plot 24 milionë euro në sezon.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që Haland të refuzojë këtë ofertë për të pranuar një mes Manchester United ose Real Madrid.