VIDEO/ Basha në Dibër, rikthehen kasetat e gatshme

Deputeti Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë jashtë Tiranës që prej fushatës partiake të qershorit të këtij viti. Takimi i Bashës në qytetin e Peshkopisë shënoi edhe rikthimin e kasetave të montuara e të gatshme që u shpërndahen mediave. Pavarësisht se aktiviteti u mbajt në orën 11:00, kaseta u transmetua në orët e pasdites. Në fjalën e tij, Basha u përpoq të justifikonte vendimin personal për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar si dhe përsëriti akuzat ndaj qeverisjes së Partisë Demokratike.

Syri Tv

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikthyer edhe njëherë kohën e kasetave të gatshme që u shpërndaheshin mediave.

Rreth orës 11:00 ai ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë, por në këtë takim nuk janë lejuar kamerat.

Takimi u regjistrua, u montua dhe u kurua e më pas rreth orës 14:40, u shit sikur ishte drejtpërsëdrejti.

Ky ishte takimi i parë jashtë Tiranës i Luzlim Bashës që prej fushatës që ai zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve partiake të 13 qershorit.

Në këtë takim deputeti Basha ka justifikuar vendimin e tij personal dhe anti-statutor për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, me vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit, pavarësisht faktit se Departamenti i Shtetit ka refuzuar të japë prova ku të mbështesë vendimin e marrë.

Deputeti ka përsëritur sërish akuzat ndaj demokratëve dhe qeverisjes së mëparshme të Partisë Demokratike. 

Duke qenë se Lulzim Basha ka rikthyer sot kohën e kasetave të gatshme, Syri Televizion vendosi që mos ta transmetojë të plotë këtë aktivitet, dhe të përgatisë një kronikë rreth përmbajtjes së takimit të zhvilluar sot nga deputeti Basha në qytetin e Peshkopisë.