Valentina, adoleshentja amerikane e qëlluar për vdekje nga Policia, 'vdiq në krahët e nënës'

SHBA -  Një nënë, vajza 14-vjeçare e së cilës i vdiq në krahë pasi u qëllua aksidentalisht nga policia në Los Anxhelos, ka kërkuar drejtësi.

Valentina Orellana-Peralta ishte fshehur me nënën e saj në dhomën e provës së një dyqani rrobash më 23 dhjetor kur një oficer hapi zjarr ndaj një të dyshuari.

Plumbi shpoi murin dhe e goditi atë.

Soledad Peralta qau ndërsa tregoi se si iu lut oficerëve për të ndihmuar vajzën e saj, por ata "thjesht e lanë të shtrirë atje".

Në një deklaratë të lexuar nga një avokat, zonja Peralta tregoi se si ajo dhe vajza e saj dëgjuan një zhurmë dhe ulërima jashtë dhomës së zhveshjes ndërsa provonin fustanet për një festë ditëlindjeje në një dyqan në North Hollyvood.

Ato u ulën së bashku, u përqafuan me njëra-tjetrën dhe u lutën.

Zonja Peralta tha se ndjeu se diçka e goditi vajzën e saj, duke i hedhur të dyja në tokë.

Ajo tha se trupi i Valentinës "u përkul" dhe ajo "u përpoq ta zgjonte duke e tundur, por e bija nuk u zgjua".

Valentina vdiq në krahët e mi, tha zonja Peralta.

Ajo bërtiti për ndihmë, por askush nuk erdhi.

"Kur më në fund erdhi policia, më nxorën nga dhoma e zhveshjes dhe e lanë vajzën time të shtrirë atje. Doja që ta ndihmonin, por ata thjesht e lanë të shtrirë atje vetëm."

Zonja Peralta tha se të shohësh djalin apo vajzën të vdesë në krahët e tu është një nga "dhimbjet më të thella që një qenie njerëzore mund të imagjinojë".

Shefi i policisë së LA, Michel Moore ka premtuar një "hetim të plotë, të plotë dhe transparent" në atë që ai e quajti një "incident kaotik".