Detyrimi për të bërë vaksinën antiCovid, Dasho: Mund të ketë reagim negativ nga qytetarët

Mjeku i njohur Erion Dasho, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, foli për faktin se qeveria ka vendosur që në janar të bëjë të detyruar vaksinimin antiCovid në janar.

Dasho theksoi se nëse do ketë detyrim për të bërë vaksinën antiCovid,  kjo gjë do të sillte reagim negative nga qytetarët.

“Detyrimi për të bërë vaksinën antiCovid në janar do sjellë reagim negativ tek qytetarët. Unë gjithmonë kam qenë për vaksinimin, por jo për detyrim. I kam nxitur fëmijët nën 12 vjeç gjithmonë që të vaksinohen. Detyrimin e konsideroj si një shkelje flagrante të të drejtës së qytetarëve për të bërë ose jo vaksinën antiCovid.

Në Gjermani po mbahen masa rigoroze, duke nisur nga mbajtja e maskës, ka mundësi qytetari që të testohet falas, ka masa të të gjitha llojeve, sipas trinomit testo, gjurmo dhe trajto. Është edhe pasaporta e gjelbërt, që është një masë po ashtu e ndërmarrë në Gjermani. Në Shqipëri kalohet direkt tek ZH-ja, duke zbatuar një masë, që Europa e trajton si të fundit”, deklaroi Dasho.