Me pistoletë e municione, arrestohen dy shqiptarë në Monopoli

Dy shqiptarë, prej vitesh rezidentë në Itali, janë arrestuar nga karabinierët në Monopoli pasi lëviznin me pistoletë dhe municione.

Makina me të cilën lëviznin tyre u ndalua nga një patrullë karabinierësh që pati dyshime për dy individët, dyshime që u provuan të drejta.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë, në një nga xhepat e sediljeve karabinierët gjetën një pistoletë Colt kalibër 38 dhe një kuti municionesh të kalibrit 7.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Barit. Hetimet po vazhdojnë mbi origjinën e armës, nëse ka qenë e përdorur në ndonjë aktivitet kriminal në të ardhmen, dhe sidomos për të mësuar se për çfarë synonin ta përdornin dy të arrestuarit që e kishin me vete.