‘Drejtësia është në kolaps total, lojërat me hartë gjyqësore janë një farsë’

Nga Petrit Vasili

Lojërat me hartë gjyqësore, një farsë që ripërzien pa zgjidhje çorbën e kolapsit të drejtësisë!

Kolapsi total i drejtësisë është fakt.

3 mijë çështje për një gjyqtar do të thotë që realisht qytetarët të mos marrin kurrë drejtësi.

Do të thotë ulje e tmerrshme e cilësisë së gjykimit për shkak të një volumi absolutisht të papërballueshëm.

Do të thotë nëpërkëmbje e të drejtave dhe e barazisë përpara ligjit për dhjetëra mijëra qytetarë.

Do të thotë hapësirë pa fund për abuzuesit sepse drejtësia ndaj tyre nuk do të bëhet kurrë.

Do të thotë fushë e hapur për pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Do të thotë pasiguri e thellë juridike për bizneset dhe premisë fondamentale për thellim të krizës ekonomike.

Lojërat dhe propaganda me hartën e re gjyqësore është thjesht farsë.

Mungesat e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë janë kritike.

Harta e re gjyqësore thjesht ripërzien çorbën e kolapsit dhe nuk i jep zgjidhje asaj, por vetëm sa u shton mundimet qytetarëve.

Drejtësia e kapur nga rilindja prodhoi kaos dhe uli përtokë autoritetin e drejtësisë.

Reforma e kapur e drejtësisë prodhoi zhgënjim dhe betonoi pandëshkueshmërinë.

Asnjë lloj propagande nuk e zgjidh dot këtë batërdi organizative dhe ligjore me drejtësinë.

Duhet reformë e vërtetë në themel për ta çliruar nga kapja rilindase dhe për të ndalur një dëm të frikshëm të themeleve të shtetit me efekt për dhjetëra vitet që do të vijnë.