Babai vret fëmijët dhe veten në Gjermani, plagos gruan

Një burrë në Gjermani dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendbanimin Glinde pranë Hamburgut, raporton RB24.

Në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një grua, që dyshohet se është nëna e fëmijëve të mitur.

Burri ishte 44 vjeç dhe fëmijët ishin 13 dhe 11 vjeç. Policia nuk ka bërë të ditura detaje për kombësinë apo për motivet e ngjarjes.