Itali/ Mbi 30,800 raste të reja dhe 142 viktima nga Covid

Në Itali janë regjistruar 30,810 të infektuar nga 343,968 teste të kryera, në 24 orët e fundit.

Krahasuar me një ditë më parë, rezultuan pozitivë me Covid-19, 24,883 qyetarë nga 217,052 teste të kryera.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e virusit në 24 orë e humbën jetën 142 pacientë, krahasuar me 81 që ishin të dielën.

Ndërkohë, vijon që të shtohet numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv, 37 pacientë më shumë u shtruan në terapi intensive dhe 503 më shumë në pavijonet e tjera Covid-19.

Të shëruarit janë 9,992 ndërsa shkalla e pozitivitetit ka zbritur në 9 për qind, krahasuar me 11.5 për qind që ishte një ditë më parë. Në total që nga fillimi i pandemisë Italia numëron rreth 5,7 të infektuar dhe 136,753 raste fatale.