Demokratet e Tropojës rrëmbejnë Vokshin 'për Krishtlindje': Vjen torta me logon e PD dhe këngët për Berishën

Gratë demokrate të Tropojës, mbështetëse të lëvizjes për rimëkëmbjen e partisë, kanë ftuar në mes tyre ish-Kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshin me rastin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Po duket se arsyeja e vërtetë ka qenë më shumë triumfi i lëvizjes së nisur nga lideri historik i PD, Sali Berisha në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe i gjithë zhvillimeve që rrodhën pas tij, nisur nga elementët e takimit.

“Festë në Malësi! – shkroi në Fb, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mimoza Hajdarmataj, duke publikuar edhe fotografitë. - Këtu jemi një pjesë e grave dhe vajza demokrate të Tropojës. Edhe Albana Vokshi është si në shtëpinë e saj në Malësinë e Gjakovës! Videot më vallen e vendit dhe këngën për Sali Berishën në vazhdim. Ja edhe torta me logon e vërtetë të PD-së.”