Mohamed Salah feston Krishtlindjet me familjen, ndjekësit e tij më të flaktë të besimit mysliman ndihen të tradhtuar

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah ka marre kritika të shumta në rrjetet sociale për festimin e festës së Krishtlindjes.

Ashtu si shumica e superyjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe të tjerë, Salah u bashkuan në festimin e festës së Krishtlindjes.

Sulmuesi 29-vjeçar postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të tij, gruas dhe dy vajzave, teksa festonin këtë festë të veçantë.

Së bashku me fotot ishte një mbishkrim ku thuhej: "Gëzuar Krishtlindjet".

Periudha e Krishtlindjeve përdoret për të festuar ditën kur Jezu Krishti, shpëtimtari i të krishterëve u soll në tokë.

Salah i cili vjen nga Egjipti njihet si një musliman i devotshëm. Disa prej fansave myslimanë përdorën rrjetet sociale për të kritikuar Salah për vendimin e tij për të festuar Krishtlindjet.

Kjo nuk është hera e parë që Salah poston për festimin e Krishtlindjeve pavarësisht fesë së tij.

Reagimi që mori Salah nuk ishte vetëm nga tifozët në vendin e tij, por në të gjithë botën.

Golashënuesi më i mirë në Premier League nuk i është përgjigjur reagimeve në rrjetet  sociale, teksa përgatitet për një rikthim në fushë pasi humbi ndeshjen e fundit të Liverpool-it.