Merkato ‘përrallore’, Arsenal vë në shënjestër tre yjet e Seria A

Portali britanik “Football.london”, ka shkruar për fushatën e rëndësishme të blerjeve që është premtuar nga Arsenal në janar, ku ka përmendur tre lojtarë të Serisë A si objektiva të mundshëm të klubit londinez.

Objektivi i parë mbetet, Dusan Vlahovic, Aubameyang dhe Lacazette janë drejt largimit, tani ose në qershor, dhe serbi është emri më i pëlqyer pavarësisht konkurrencës së madhe dhe shifrës 50 milionë sterlina që kërkohet nga Fiorentina.

Më pas është Dejan Kulusevski i Juventus,  suedezi mund të largohet që në janar dhe Arsenal ka ndërmend të largojë në muajt e ardhshëm, Nicolas Pepe.

Ish-lojtari i Atalanta-s shihet si lojtari ideal për të përforcuar mesfushën e Arteta-s.

Në fund është Kessie i Milan-it, me të ardhmen e Xhakës e cila është në dyshim pas zërave të verës së kaluar, afrikani i Milan-it do të ishte një zëvendësues shumë cilësor.