Futbollisti më i pasur në botë gjeti një klub të ri, shkoi larg syrit të publikut

Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah, ka gjetur një klub të ri. Pas Maritimos në Portugali, 23 vjeçari do t’i bashkohet klubit nga Tajlanda – Chonburi FC.

Bolkiah, kushëri i Sulltanit të Bruneit, Hassan Bolkiah dhe djali i princit Jefri Bolkiah, pasuria e të cilit është 13 miliardë paund, po përpiqet me dëshpërim të ndërtojë emrin e tij në botën e futbollit.

Mirëpo, që në fillim karriera e tij shkoi drejt greminës dhe ka vendosur nga Evropa të provojë fatin në Tajlandë dhe të mundohet të imponohet si një futbollist serioz.

“Është emocionuese që ai nënshkroi për ne dhe tani të gjitha mediat botërore po shkruajnë lajmet për këtë. Bolkiah është futbollisti më i pasur në botë”, tha klubi.

Bolkiah kaloi nëpër shkollën e të rinjve të klubeve angleze të futbollit. Ai luajti për Southampton dhe Chelsea përpara se të bashkohej me Akademinë e Leicesterit në 2016. Anësori dhe kapiteni i kombëtares së Bruneit u largua nga portugezja Maritimo pasi nuk arriti të luftojë për minuta në rezervat e kësaj skuadre.

Ajo për të cilën ende njihet ky futbollist është hobi tjetër i tij, e ai është se i pëlqen të luajë futboll me “kafshën” e tij – tigrin.