Të akuzuar për 100 vjedhje, goditet banda shqiptare në Francë

Një bandë shqiptare e akuzuar për 100 vjedhje është goditur në Francë.

Shqiptarët të cilët prej muajsh vidhnin shtëpitë e francezëve, fshiheshin në shtëpinë e një tjetër shqiptari.

Ky i fundit banonte vetëm pak metra larg stacionit të policisë. Pikërisht aty janë arrestuar nga policia 5 shqiptarët që bënin namin me vjedhje.

Njëri prej tyre tentoi të arratisej duke dalë nga ballkani. Tre policë shkuan pas tij dhe e prangosën para banorëve.

Ngjarja ndodhi ne zonen e Nicës ne jug të Francës.