Këlliçi: Në 5 janar demokratët shkojnë në seli! Bejko: Po bëni autogol

Zhvillimet e ditës së sotme kur Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike u shoqëruan me depozitimin e një shkrese, sipas të cilës Lulzim Basha ka afat deri në 5 janar për të liruar zyrat.

Belind Këlliçi në studion e 'Open' tha se nëse nuk ndodh kjo, demokratët do të shkojnë në seli.

“Demokratët do shkojnë në seli, sepse selia është e tyre dhe as e Bashës dhe as e Berishës. Është shtëpia e tyre dhe kanë të drejtën të kërkojnë ristrukturimin e partisë, sipas vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, që u ratifikua në Referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

Nga ana tjetër Roland Bejko, me qëndrimin e tij pro Bashës e konsideroi një autogol lëvizjen e Berishës që prej ditës së parë kur nisi me foltoret.

Sipas tij, Berisha nuk ka respektuar statutin në nisje të foltoreve dhe më tej nuk e mbajti fjalën, sepse nga lëvizje sqaruar për non grata nga SHBA, e ktheu në qëllim për të marrë Partinë Demokratike.