U tha se Hyseni ia bëri dhuratën për show, flet Niku :'I kishte syt me lot'

Nik Sherri është ndër konkurrentët që hoqën dorë nga “Për’puthen 3”.
Ai bëri bujë me historinë e tij prekëse dhe frymëzuese të aksidentit, ku ka humbur njërën këmbë.

Sot Niku ishte i ftuar te “Shqipëria Live” për të diskutuar për rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.

Mezi u ambientova. Nuk e kuptoja sesi disa shkonin mirë, sa ishin brenda sulmonin njëri-tjetrin e më pas jashtë ishin prap bashkë”,– u shpreh ai.

Ai u pyet për makinën që i dhuroi Hyseni, gjest i cili është komentuar shumë, nga disa për mirë, por të tjerë e kanë marrë edhe si gjest për ‘show’.

'Kur Hyseni më tha për dhuratën, mënyra sesi ma tha, e kuptova që nuk ishte diçka tjetër. Gjithmonë e kemi pasur atë presionin çfarë do na thonë për këtë apo atë. Kur pash fytyrën e atij e kuptova që nuk ishte për show e realisht nuk është për show. Nuk doja të dilte as në Prime dhe kur e kemi diskutuar me Hysenin ai i kishte sot me lot, as ai nuk donte ta bënte publikisht.”,- tregoi ai.

Niku tha se ka akoma miqësi me Hysenin dhe mendon se do ta ketë gjithë jetës.

Ish-konkurrenti tha se arsyeja kryesore përse hyri ishte për të dhënë disa mesazhe inspiruese.