Jay-Z e quan Beyonce një ‘evolucion’ të Michael Jackson

Krahasimi që Jay-Z bëri për Beyonce dhe Michael Jackson ka shkaktuar debat në rrjet.

Gjatë një bisede në ‘Twitter Space’ me Alicia Keys dhe Rob Markman, reperi tha se të dy artistët janë në të njëjtin nivel, duke e quajtur Beyonce-n një “Evolucion” i artistit të famshëm.

 

“Bey do të mërzitet që e them këtë, por Michael Jackson nuk bëri kurrë një performancë në Coachella. Ajo është  një evolucion i tij, sepse e shikoi atë që në moshën 9-vjeçare. Dhe janë të njëjtë.

 

Më gjeni një koncert që është po aq i rëndësishëm në aspektin kulturor dhe emocionues sa Coachella.

Beyonce do të jetë një nga këngëtaret më të mira që kemi dëgjuar ndonjëherë.”, tha ai.

Pavarësisht suksesit të Beyonces, përdoruesit e mediave sociale janë të mendimit se këngëtarja nuk mund të krahasohet me mbretin e muzikës pop.

 

“Me respekt, Michael Jackson nuk kishte nevojë për diçka si Coachella gjatë gjithë jetës së tij. Michael Jackson ka pasur dyfishin e audiencës se çdo gjë që Beyonce ka pasur ndonjëherë. MJ kishte njerëz që fjalë për fjalë transportoheshin me barela…nuk është ofendim, por MJ është i pakrahasueshëm,” shkroi një përdorues.