‘Më thanë se kisha edhe dy ditë jetë’, nëna e këngëtares së njohur rrëfen betejën me Covid-19

Nëna e Selena Gomez, Amanda Tiffy, ka rrëfyer betejën shëndetësore për shkak të koronavirusit.

45-vjeçarja ka qëndruar në spital pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar kur u infektua.

 

Duke folur për revistën “People”, ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.

“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën.

 

Dhe u thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë.

Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, tha ajo në një intervistë për “People”.