Partizani dhe Tirana bëhen gati për derbin, publikohen formacionet zyrtare

Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, një sfidë e ndezur që padyshim i bën një mbyllje shumë të bukur futbollit në vendin tonë për vitin 2021.

Një duel i ethshëm, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitore për objektivat e ndryshëm që kanë në renditje.

Partizanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shanset që ka për titullin, ndërsa një fitore e Tiranës i jep një shtysë më shumë drejt titullit kampion ku është favorite kryesore.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Teqja, Belica, Sota, Musta, Shehi, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Mala, Cara, Stenio Zhunior

Trajner: Ilir Daja

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo

Trajner: Orges Shehi