Italia tronditet nga Covid-19, anulohen dy javët e fundit të këtij viti

Urgjenca e Covid ndalon Serinë B. Për shkak të rritjes së infeksioneve në formacionet e ndryshme të kampionatit të kadetëve, Asambleja e Ligës u mblodh në mëngjes për të vendosur shtyrjen e javës së fundit të fazës së parë dhe të parën e fazës së dytë më 26 dhe 29 dhjetor.

Dy raundet do të zhvillohen përkatësisht më 15 janar (ndeshja e 19-të) dhe 22 janar (ndeshja e javës së 20-të).

Megjithatë, më 13 janar do të luhet rikuperimi i dy ndeshjeve të shtyra Benevento-Monza dhe Lecce-Vicenza.

Kampionati do të përfundojë gjithmonë më 6 maj dhe dy raunde të tjera të mesjavës do të shtohen dhe do të shpallen më vonë.

Shtatë skuadra po luftojnë me një numër të madh sportistësh pozitivë.

Këto janë Ascoli, Pordenone, Monza, Lecce, Pisa, Como, Vicenza dhe Spal.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Ferrara për shkak të një shpërthimi me të paktën njëzet persona të infektuar.