Berisha publikon mesazhin e demokratëve të Kombinatit: I kujtojmë Lul Bravës se...

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e demokratëve të Njësisë 6 në Tiranë. 

Ata shprehen se deri dje ishin rojtarë të votës së PD, ndërsa sot i shkarkuari nga kryetar i PD, Lulzim Basha i konsideron kriminelë. 

Demokratët e Kombinatit zotohen se do të bëjnë shumëfish më shumë për PD-në e rithemeluar. 

Postimi
Mesazh nga demokratet e Kombinatit!
“Doktor ju pershendes! 
Jemi nje grup demokratesh nga dega 6 e PD Kombinat.
Deri dje ishim mbeshtetes dhe rojtar te votes se Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes.
Sot per ate ne jemi ”kriminel“ i kujtojme Lul Braves se ate qe kemi bere per ju do ta bejme shumefish dhe sa te kemi jete per Partine Demokratike dhe Sali Berishen. Rrofte  Partia Demokratike”
Mirenjohje te pakufishme demokrateve te Deges 6 dhe te mbare Shqiperise. sb