Arrestohet aktori i njohur, dyshohet se tentoi të vrasë të dashurën

Akori i njohur është arrestuar dhe u akuzua se tentoi të vriste të dashurën e tij.

Bëhet fjalë për Devin Ratray që në publik u bë njohur me rolin e tij si vëllai i madh “i keq” i Kevin McCallister në filmin e 1999, “Home Alone”.

 

44 vjeçari u arrestua të mërkurën me akuzën për dhunë në familje, pasi tentoi të mbyste të dashurën e tij në një dhomë hoteli në Oklahoma, në fillim të këtij muaji.

Mediat e huaja raportojnë se ai ishte inatosur me të dashurën e tij, ndërsa dyshja kishin pirë në një lokal dhe ajo nuk i kishte paguar dy fanse për autografin e tij.

 

Përleshja vazhdoi më pas në në hotel, ku dyshohet se u dhunua dhe u përpoq ta mbyste atë.

Ratray u arrestua të mërkurën dhe tani po përballet me akuza për sulm në familje.

 

“Viktima kishte probleme me frymëmarrjen ndërsa po mbytej dhe dora e të pandehurit ishte mbi gojën e saj”, sipas një deklarate.

Ratray gjithashtu dyshohet se i tha asaj: “Kështu vdes ti”.

 

Më pas, e dashura e tij i kafshoi dorën dhe u përpoq të bërtiste për ndihmë.

Ai ndaloi ta mbyste dhe dyshohet se më pas filloi ta godiste dhunshëm.

 

Ajo arriti të çlirohej nga duart e Ratray dhe doli me vrap nga dhoma.