Presidenti i Sampdorias del nga burgu pas 17 ditësh, do i kalojë Krishtlindjet në arrest shtëpie

Massimo Ferrero është kthyer në shtëpi. Ish-presidenti i Sampdorias doli nga burgu pas 17 ditësh dhe do të mund të kalojë pushimet me të dashurit e tij në arrest shtëpie në shtëpinë e tij në Romë.

Numri “1” i Sampdorias ishte arrestuar për krime korporative dhe falimentim si pjesë e një hetimi nga prokurori.

Ai u largua nga burgu San Vittore në Milano, pasi u pranua kërkesa e avokatëve të tij.

“Kënaqësi e madhe për punën e bërë deri tani, e cila ka siguruar që Ferrero të kalojë pushimet e Krishtlindjeve në shtëpi, me familjen e tij”, komentuan avokatët Luca Ponti dhe Pina Tenga.