Lapaj për skandalin e publikimit të pagave: Institucionet tona të paafta të ruajnë të dhënat tona personale

Avokati Adriatik Lapaj në intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për skandalin e publikimit të pagave.

Lapaj theksoi se institucionet tona treguan se janë të paafta që të ruajnë të dhënat tona personale.

Adriatik Lapaj: Ky skandal tregon se institucionet tona nuk janë të afta që të ruajnë të dhënat tona personale. Këto janë zhvillime, të grupimeve që duan të mbajnë akoma pushtet.

Skandali prish imazhin e shtetit.

Shteti po vepron me divizën “përça dhe sundo”. Ngjarje të tilla sjellin përçarje në shoqëri. Shteti është vënë në shërbim të pushtetit.