‘Nuk e duroj dot’, plasin thashethemet për Antonelën në ‘Big Brother’

Në Big Brother VIP nuk kalon një ditë pa thashetheme. Këtë herë, Big Mama, Arjola, Meridiani dhe Monika kanë folur për Antonelën.

Big Mama është shprehur se nuk e duron dot kur Antonela ofendon dikë, gjë që është komentuar dhe nga të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Big Mama:  Unë nuk e duroj dot kur ofendon dikë,edhe qëpare kur Iliri po bënte makaronat i shkoi aty te koka edhe u dukte që Iliri nuk ishte mirë ajo filloj që të flasi për makaronat,unë të isha si Iliri i marr ato makarona e ja hedh në fytyrë.

Arjola:  Edhe me mua ndodhi debati për diçka shumë injorante dhe shumë banale,vinte nga jashtë edhe më rëndonte me informacione që unë nuk i dija.

Meridiani:  Ështe faji jot që e vazhdove,unë të thash mos të merreshe fare.

Monika:  Unë mendoj që njeriu nuk duhet të kapet për gjëra të vogla.