Serie A/ Interi e mbyll në krye 2021-shin, Roma ndalet në ‘Olimpico’

Interi ka bërë detyrën në shtëpi teksa ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Torinos.

Me këtë fitore zikaltrit mbyllin vitin kalendarik në vendin e parë në Seria A. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Dumfries në pjesën e parë.

Roma ndalet në shtëpi nga Sampdoria në një barazim 1-1.

Shomurodov kaloi në avantazh kryeqytetasit ndërsa Sampdoria barazoi me sulmuesin Gabiadini.

Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe sfida mes Veronës dhe Fiorentinës.

Golin e avantazhit për vendasit e shënoi Lasanja, ndërsa në minutat e fundit për vjollcët barazoi Kastrovili.